Llogarit Mundësitë

 
Llogarit Mundësitë

Platforma është ndërtuar që të jetë e thjeshtë në të kuptuar dhe në përdorim. Si fillim ju lutemi të plotësoni informacionin e nevojshëm për llogaritjen e pikëve.

Në anën tuaj të djathtë ju lutemi të zgjidhni llojin e shkollës së mesme, pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara, lëndët me zgjedhje dhe vlerësimet në lëndët me zgjedhje. Ju lutemi të kini kujdes në futjen e këtyre të dhënave pasi ato janë shumë të rëndësishme për llogaritjen e pikëve tuaja.

Këto të dhëna duhet të përputhen me të dhënat që keni plotësuar në formularin A1 dhe notat tuaja të vërteta. Futja e pasaktë e këtyre të dhënave mund të ndikojë në një paraqitje jo të vërtetë të mundësive tuaja për pranim në IALP.

Rreth Projektit

 
Rreth Projektit

kjo platformë është ndërtuar për ju, si një mjet shtesë i cili mund t’ju ndihmojë gjatë vendim-marrjes tuaj për vazhdimin e studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP). Ne mendojmë që vazhdimësia e arsimit të lartë është një nga gurët kilometrik që të rinjtë kalojnë në jetën e tyre. Si çdo vendim-marrje tjetër e rëndësishme, ajo kryhet më mirë kur ka informacion të plotë. Përdorimi i kësaj platforme do t’ju shkurtojë kohën e harxhuar për llogaritjen e pikëve për degët që dëshironi të studioni në IALP, do t’ju mundësojë krahasimin e mundësive të pranimit në sa degë që dëshironi në mënyrë të qartë e të lehtë vizuale dhe do t’ju lejojë të krahasoni pikët tuaja jo vetëm me pikët e fituesit të fundit, por me pikët e të gjithë fituesve të viteve 2012, 2011 dhe 2010.